Ministri i Besës : Do të jem ministër i të gjithëve
Do të jem ministër i të gjithëve, pa dallim përkatësisë fetare, etnike dhe partiake. Do të përpiqem të krijoj identitet unitar kulturor për të gjithë dhe të ndërtoj ura të bashkëpunimit kulturor mes të gjitha bashkësive dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, kështu tha Asaf Ademi gjatë marrjes së funksionit ministër i Kulturës së Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.
Ai është i parë që nga fraksioni i Afrim Gashit të Lëvizjes Besa zgjidhet ministër në Qeverisë e Zoran Zaevit. Ai për mediat tha se me Allegjozofskin kanë folur për ideja dhe mendime se si të përmirësohet jeta kulturore në Maqedoni.
“Konstatuam se jemi në rrugën e vërtetë për eurointegrimin e vendit. Kjo duhet të reflektojë pozitivisht edhe në jetën kulturore në Maqedoni dhe do të përpiqem maksimalisht që të realizohet kjo gjë”, tha Ademi.