LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Ministria e Kulturës ju udhëzon si të konkurroni

Gati një muaj pas shpalljes së Konkursit për financimin e projekteve me interes nacionale në kulturë dhe thuajse dy javë përpara skadimit të afatit më 15 nëntor, Ministria e Kulturës ka paralajmëruar organizimin e tre sesioneve informative. I pari është zhvilluar të mërkurën, ndërsa dy të tjerat do të zhvillohen më datat 1 dhe nëntor, i pari në komunikim online në faqen zyrtare të ministrisë, ndërsa i dyti në “Stacionin e vogël”. Në këto sesione përfaqësues të këtij institucioni japin instruksione për formën e drejtë të aplikimit, sqarimet përkatëse për dokumentacionet dhe plotësimin e tyre

Last updated Tet 30, 2017
19
1 1
Evis HALILI

Shkup, 30 tetor – I unifikuar dhe i thjeshtëzuar, sipas rregullave dhe kritereve të reja. Kështu u cilësua Konkursi vjetor i Kulturës, modeli i vjetër i të cilit iu nënshtrua një formatimi që i përshtatej nevojave dhe kërkesave të atyre që merren me kulturë, shkruan gazeta KOHA. Dhe gati një muaj pas shpalljes së Konkursit për financimin e projekteve me interes nacionale në kulturë dhe thuajse dy javë përpara skadimit të afatit më 15 nëntor, Ministria e Kulturës ka paralajmëruar organizimin e tre sesioneve informative. Ato do të zhvillohen për këtë konkurs për vitin 2018 që vjen i riformatuar, me rregulla dhe kritere të reja konkurrimi, konform strategjisë së re për zhvillimin e kulturës. Sesioni i parë është zhvilluar të mërkurën, ndërsa dy të tjerat do të zhvillohen më datat 1 dhe nëntor, i pari në komunikim online në faqen zyrtare të ministrisë, ndërsa i dyti në “Stacionin e vogël”. Në këto sesione përfaqësues të këtij institucioni japin instruksione për formën e drejtë të aplikimit, sqarimet përkatëse për dokumentacionet dhe plotësimin e tyre në të shtatë veprimtaritë, artet vizuale, arkitekturë dhe dizajn; folklor muzikë dhe aktivitet skenik-muzikor; veprimtaria dramatike; literatura dhe veprimtaria botuese; projektet interdisiplinare; mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe veprimtaria ndërkombëtare.

“Qëllimi është që të interesuarit të njihen më mirë me qëllimet dhe prioritetet e konkursit dhe të marrin të gjitha informacionet e nevojshme për të hartuar një aplikacion sa më të suksesshëm”, thonë nga ky institucion. Praktika e zhvillimit të sesioneve informative është risi në këtë institucion, që lidhet jo vetëm me ndryshimet që pësuan një sërë konkursesh, por edhe për sqarimin e një numri aplikuesish që konkurrojnë për herë të parë, ose që nuk janë të familjarizuar me të gjitha detajet e konkurrimit dhe plotësimit të dokumenteve në formën e saktë, në mënyrë që skarcimi i tyre të mos bëhet që në fazën e parë. Në Konkursin për mbështetjen e projekteve me interes nacional ndryshimet nuk janë shumë të mëdha. Mënyra e aplikimit ka dallime të vogla nga vitet e mëparshme, sidomos në sferën e botimit, por edhe në të tjera segmente. Si pjesë e ndryshimeve janë përjashtimi nga konkurrimi i institucioneve që financohen nga shteti për programin e tyre vjetor, duke i dhënë mundësi vetëm personave fizikë dhe juridikë nga kultura për të aplikuar. Dokumentet e aplikimit janë unifikuar për të gjithë sektorët, në mënyrë të atillë që janë eliminuar nënkategoritë duke thjeshtëzuar formën e konkurrimit. Përkatësisht për çdo veprimtari me konkursin e ri do të ketë vetëm një aplikim, dhe jo më shumë. Kjo për shkak se

janë vërejtur anomali mes të gjitha veprimtarive dhe dokumenteve të aplikimit që kanë qenë të ndryshme. Në sesione po ashtu konkurruesit do të sqarohen edhe me prioritetet në mbështetjen e projekteve, siç është ai i paralajmëruari në muzikë, ku më pak përparësi do të kenë projektet që lidhen me folklorin dhe më shumë ato me zhanret e tjera muzikore. Rregulli i ri është që cilësia do të vendoset si kriter bazë, që nënkupton se shifrat do të kalojnë në plan të dytë dhe projektet do të miratohen jo për të shtuar përqindjen, por për të shtuar cilësinë. (koha.mk)

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button