Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës: 4300 ushtarë rusë të vrarë deri tani (bilanci i katër ditëve luftime)

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi se rreth 4,300 trupa ruse janë vrarë deri më tani në luftime. Sipas njoftimit zyrtar ministria tha gjithashtu se janë shkatërruar 706 mjete të blinduara ushtarake ruse, 146 tanke, 27 avionë dhe 26 helikopterë. Të dhënat gjithsesi raportohen me rezerva nga mediat prestigjioze botërore, pasi shihen si një mënyrë për të inkurajuar luftëtarët ukrainas të mobilizohen në luftime. Ministria e Mbrojtjes ruse jep të dhëna të tjera. Sipas rusëve, Ukraina nuk është pushtuar ende për shkak se autoritetet ruse duan t’i japin një shans negociatave.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...