Ministria e Shëndetësisë rekomandon ndalimin e tubimeve publike në Maqedoninë e Veriut

Ministri i shëndetësisë, Venko Filip[e sot në një konferencë me gazetarët theksoi se dikasteri i tij rekomadon që të ndalohen dhe të kufizohen tubimet publike masive, përcjell INA.

Kjo sipas tij do ti propozohet Qeverisë dhe se është në përputhje me Ligjin për sëmundjet ngjitëse. Masa e tillë vjen si pasojë e frikës nga përhapja e koro navirusit. Propozimi i është dërguar Qeverisë dhe se pritet të shqyrtohet në seancën e thirrur për sot. Sipas ministrit Filip[e, kjo masë do të zgjasë një javë, dhe se më pas Ministria e Shëndetësisë do të sjellë vendim plotësues. Ministri tha se nëse do të jetë e nevojshme do të zgjatet afati i kësaj mase. Ndalesa nënkupton tubimet publike të hapura dhe të mbyllura. Me këtë do të ndalohen karnevalet në Strumicë dhe Prilep, por edhe takimet e partive politike. (INAStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...