
Struga pritet të ketë së shpejti një drejtues të ri për Këshillin Komunal, pasi mësohet nga burime brenda degës së VMRO-së n se Mite Stefoski do të jetë propozim për kryetar në seancën e nesërme të Këshillit të Strugës.
Komuna e Strugës ka mbetur për një kohë të gjatë pa kryetar të Këshillit Komunal, një situatë që ka pasuar si rezultat i mospajtimeve dhe përçarjeve politike. Emërimi i Stefoskit shihet si një hap drejt stabilizimit të funksionimit të organeve vendore dhe rifillimit të vendimmarrjes së Këshillit.
Seanca pritet të zhvillohet nesër, ku qytetarët dhe partitë politike do të jenë të informuar për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe për drejtimin e punës së Këshillit Komunal.





























