BLENDI PETROL
AktualeOpinion

Mjaft e ushqyet popullin me gënjeshtra!

Përderisa tensionet ndëretnike vazhdojnë të shtohen, ( në të gjithë hapësirën ballkanike ),

përderisa shtypja dhe diskriminimi i shqiptarëve nuk kanë të ndalur, përderisa vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve nuk kanë të ndalur, përderisa forcat fashiste të gruevskëve vazhdojnë të mobilizohen, përderisa mbahet peng në Francë Ramush Haradinaj (kryeheroi i Luftës së Kosovës), ç’kuptim ka refreni i turpshëm i klasës politike shqiptarë (përgjithësisht) : ,,Na duhet durimi më shumë se kurrë, na duhet urtësia më shumë se kurrë” etj, etj…Këto thirrje i bëhen popullit vetëm në një rast: Kur udhëheqja e tij politike i ka në dorë të gjitha mekanizmat për mbrojtjen dhe sigurinë e tij në rast të shpërthimit të konflikteve eventuale. Përndryshe, drejtuesi i sotëm politik, të cilit i ka mbetur akoma pak nder njeriu dhe pak gjak shqiptari në vetvete, ose thërret popullin të mobilizohet bashkë me të, ose tërhiqet nga ,,podiumi” i mashtrimeve dhe i hap rrugën popullit të vetëorganizohet…Kaloi më shumë se një çerekshekulli duke duruar e duke pritur të pikojë diç nga qielli, por, përveç bombave dhe granatave, tjetër bakshish qielli s’lëshoi!..Duke pritur të kalojmë sa më lehtë në testin e rëndë të historisë, jemi shndërruar në mjet kusurimi ndërmjet agjenturave të huaja që i kanë zënë frymën Shqipërisë tonë!..

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button