Mjekët porosi: Jemi të lodhur, ju lutemi respektoni masat

Në video fjalimin e sotëm, mjekët Milena Stevanoviq, Dejan Dokiq, Kalina Grivçeva-Stardellova, Ilir Demiri, irena Rambabova Bushljetiq, Dimitar Karkinski dhe tekniku mjekësor, Sabri Aziri porosisin të jemi mbështetja e tyre. Ata bëjnë thirrje t’i respektojmë masat në mënyrë që të mund t’u ndihmojmë edhe atyre, të cilët gjatë nëntë muajve të fundit janë në radhët e para të frontit.

“Jemi të angazhuar tërë kohën me tërë dëshirën tonë të japim më të mirën që mundemi. Moti ndaluam të llogarisim orarin. Edhe ne kemi familje, kemi fëmijë, kemi prindër të moshuar. Edhe ne nuk duam ta dërgojmë sëmundjen në shtëpi, e as ndërkaq të sëmuremi. Mundohemi dhe insistojmë asnjë pacient i yni të mos mbetet pa mbrojtjen e nevojshme mjekësore për trajtim në kushte spitalore. Kjo do të zgjasë dhe vetëm të bashkuar mund të japim kontributin, në mënyrë që të mund t’u ndihmojmë pacientëve tanë. Ju lutemi! Përmbajuni rekomandimeve, mbani maskat, mbani distancën. Vetëm kështu do të dalim fitimtarë në këtë betejë”, porosisin mjekët.Reklame

Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se punonjësit mjekësorë, në mënyrë të palodhshme e japin maksimumin e vet në trajtimin dhe kujdesin për pacientët.StrugaLajm

Siç theksuan, mbajtja e maskës mbrojtëse, mbajtja e distancës fizike, mosgrupimi si dhe larja e shpeshtë e duarve janë masat kyçe në përballjen me krizën me Kovid-19.StrugaLajm

“Kapacitetet e spitaleve tashmë janë mbushur, ndërsa dinamika e mjekimit dhe pranimit të pacientëve të rinj është gjithnjë e më vështirë e qëndrueshme. I tërë personeli mjekësor është i lodhur, por ata nuk heqin dorë nga kujdesi për pacientët tanë. Të jemi përgjegjës dhe të kujdesemi për shëndetin personal dhe shëndetin e familjarëve”, ceket në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...