Mos e shkel Shqiperine….

Mos e shkel Shqiperine….

Vajzes time, qe eshte 6 per 7, ne kopesht i ra te luante Marigone ne nje shfaqe per 28 Nentorin. U entuziazmua shume dhe u dashurua me flamurin tone dhe veshjen e Marigose, te cilen u detyruam ta blejme, pasi e kishim marre me qira.

Kete vit, ne klase te pare, gjithashtu ne diten e pavaresise femijet u veshen sic e do “zakoni” i festes dhe ka nje muaj qe ajo bredh me flamur ne dore neper shtepi….
Nje dite, kur po futesha ne makine degjova vajzen qe me bertiti: O ba ca ben, nuk e shikon? Po ulesh mbi flamurin e Shqiperise.
Kthej koken dhe shikoj qe flamuri i saj, qe merret me vete edhe ne makine, kishte perfunduar tek sedilja ime.

Po mendoja…..

Po sikur ti edukojme femijet qe ta duan vendin e tyre, a mos valle do te prodhojme nje gjenerate qe do te jete ndryshe nga ne.
Ne komunizem nja dy gjenerata e mbyllen jeten duke dashur Partine dhe Enverin. Ndersa pas ‘90-es, femije e te rinj u edukuan me motivin “de ky eshte nje vend mizerje, qe nuk behet kurre, e nga ku duhet ikur nje ore e me pare”.
Ikja vazhdon nderkohe….

Nese keta qe do te lindin tani do ta duan kete vend vertet, mund ta bejne me te mire e mund te jene me te dobishem se ne, per veten dhe per vendin e tyre.

Ku i dihet!

In : Aktuale

Loading...
loading...