Mos lexoni palidhje atë që iu thotë “profesori”, sepse ai diplomë iu jep, por dije JO!

Mos lexoni palidhje atë që iu thotë “profesori”, sepse ai diplomë iu jep, por dije JO!
Hipokrizia e atyre që shkatërruan Strugën nuk paska fund. Pasi e panë refuzimin që qytetarët po ua bëjnë përditë, madje edhe duke ua përplasur në fytyrë të vërtetën, këta mjeranë po kalojnë në fazën tjetër, atë të manipulimit dhe shpifjes. Kjo administratë komunale, qysh në fillim të mandatit solli vendim në Këshillin e Komunës për dislokim dhe moslejim të hapjes së institucioneve të lojrave të fatit (bastore, kazino) në afërsi të shkollave dhe në qendër të qytetit.
Mirëpo, kundër këtij vendimi dhe vullnetit të administratës komunale, dolën pikërisht këta që duan të rikthehen në krye të komunës.
Lejet për hapjen e kazinove dhe bastoreve nuk i jep komuna, por i jep pushteti qendror, gjegjësisht Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe drejtori e veçantë për lojërat e fatit. Të gjitha këto kanë qënë në duar të BDI-së, Ali Ahmetit dhe atij që don të rikthehet e ta “ndreqë” komunën dhe qytetin.
Nëse keni dashur ti mbyllni kazinotë, këtë mundësi e keni pasur për mbi 15 vite, por ju, jo vetëm që nuk e bëtë, por e stimuluat atë. Prej momentit që ne sollëm vendim për ti hequr, Ju keni hapur 3 të tilla në zemër të qytetit.
S’keni faj ju që dilni nëpër konferenca shtypi. Faj kanë juristët tuaj që nuk dijnë t’jua interpretojnë ligjin si duhet. Mbase as ata s’kanë faj. Diplomat i kanë nga universitete jokredibile private. Kandidati juaj e ka një të tillë në mos gabojmë.
Lexoni ligjin për Lojërat e Fatit dhe lojërave zbavitëse, Nenet 7, 8, 8a dhe 9.
P-S.
Me këto dalje tuaja vetëm se na bëni nder, na reklamoni arritjet tona dhe i dëshmoni dështimet tuaja.
Mirupafshim më 15 Tetor!