LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Mosha mesatare e popullsisë në Maqedoni është 41,1 vjeç

– Vitin e kaluar, mosha mesatare e popullsisë së BE-së ishte 44,4 vjet, që është një rritje prej 2,5 vjet në krahasim me vitin 2012. Në Maqedoninë e Veriut, nga ana tjetër, mosha mesatare është 41,1 vjet, ndërsa një dekadë më parë ishte 36.4, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

Qiproja ka popullsinë më të re në BE me një mesatare prej 38 vjetësh, ndërsa Portugalia (46.8) dhe Italia (48) kanë më të moshuarit.

Në periudhën 2012-2022, mosha mesatare e popullsisë u rrit në të gjitha vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Suedisë, ku u ul nga 40,8 në 40,7 vjeç.

Nga vendet e rajonit popullsinë më të vjetër e ka Greqia ku mosha mesatare është 46.1 vjeç, Kroacia me 45,4, Bullgaria 45,1, Serbia 44,1. Mali i Zi ka popullsinë më të re me 39.4 vjeç dhe Shqipëria me 38 vjeç, por në dekadat e fundit ka pasur një rritje të moshës mesatare përkatësisht për 2,5 dhe 4,8 vjeç.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button