Mot sot me diell, temperatura deri 42 gradë Celsius

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët mesatare. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 15 deri në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 35 deri në 42 gradë Celsius. UV indeksi do të arrijë 9. Në Shkup moti i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 40 gradë Celsius. Deri të shtunën rajoni jonë do të jetë nën ndikimin e masës shumë të ngrohtë të ajrit, e cila do të shkaktojë mot me diell dhe shumë të ngrohtë me temperatura mbi mesataren e ajrit. Temperaturat maksimale përgjatë Luginës së Vardarit dhe në pjesët jugore do të tejkalojnë 40 gradë Celsius.

Të dielën masa më e freskët e ajrit nga veriu do të shkaktojë në shumë vende mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe paraqitje të bubullimave, veçanërisht pasdite. Temperatura e ditës do të ulet duke filluar nga pjesët veriore për rreth 5 gradë, ndërsa në pjesët e skajshme juglindore ende do të mbahet mot shumë i ngrohtë. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor. Të hënën moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i freskët me shi lokal. Do të fryj erë e forcuar nga drejtimi verior e cila do të shkaktojë ulje të konsiderueshme e temperaturës, e cila të hënën dhe të martën do të jetë në interval prej 22 deri në 31 gradë. Pastaj temperatura do të jetë në rritje të vazhdueshme.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...