Aktuale

Moti i keq e devijon fluturimin: Dy avionë nga Shkupi shkojnë në Prishtinë”

Dy fluturime drejt Shkupit u devijuan për në Prishtinë për shkak të motit të keq

Dy fluturime pasdite nga Wizz Air, që duhej të uleshin në Shkup, u devijuan drejt Prishtinës për shkak të kushteve të pafavorshme për ulje.

Fluturimet nga Berlini dhe Ajnhoven rreth orës 18:20 dhe 18:50 morën urdhër të vazhdonin drejt aeroportit të Prishtinës.

Sipas të dhënave meteorologjike, mbi aeroportin e Shkupit është regjistruar një fenomen që në aviacion nënkupton ndryshim të papritur të shpejtësisë ose drejtimit të erës në distanca të vogla, horizontalisht ose vertikalisht. Ky fenomen mund të jetë i rrezikshëm për avionët, sidomos gjatë ngritjes dhe uljes.

Qendra për Menaxhimin e Krizave bën me dije se është regjistruar mot i keq me erë të fortë jugore. Për shkak të erës së fortë jugore që ka përfshirë rajonin e Shkupit, dy avionë u devijuan drejt aeroportit të Prishtinës, ndërsa dy të tjerë vazhdojnë të qarkullojnë dhe presin urdhër për ulje.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button