Moti i ngrohtë, mbushi plazhet e Strugës dhe Ohrit

 Qytetarët e Strugës dhe turistët kanë filluar sezonin duke u freskuar në ujërat e Liqenit. Sipas tyre, liqeni është i këndshëm për t’u freskuar dhe për t’u marrë me valën e nxehtësisë që ka goditur vendin këto ditë.“Ne kemi ardhur prej Shkupi sapo kemi filluar sezonën. Mirë super, çka të themi tjetër, më mire se here tjetër, paska ndryshu këtu pak a shumë”, u shpreh qytetari.“Këtë vit filloi pak më vonë sezona shkaku se moti ishte pak i ftohtë dhe në liqen dhe në lum uji më ngadal ngrohet po gjithashtu ka të boe shum edhe pandemia , kto janë factor kryesor që e kan shtuar sezonin, por ne kemi filluar, kemi filluar të lahemi në liqen dhe drin”, theksoi qytetari.“Uji është i mirë, ka një temperaturë të mirë dhe pritet të jetë edhe më mirë këto ditë. Shpresojmë që nga 1 korriku e tutje të ketë një sezon të mirë”, u shpreh qytetari.“Tani ka filluar edhe uji të ngrohet si koha. Mendoj se ky vit do të jetë më i mirë dhe do të ketë më shumë mysafirë”, theksoi qytetari.

Nëpër plazhe ende nuk ka roje shpëtimi. Disa prej hoteleve njoftuan se do të punësojnë roje shpëtimi nga 1 korriku, por në vitet e kaluara vetëm një pjesë e vogël e koncesionerëve të Strugës kanë paguar rojet e shpëtimit. Qytetarët thonë se është e domosdoshme të të ketë roje shpëtimi nëpër plazhe.“Fatkeqësisht ne jemi dëshmitarë që çdo vit këtu në Strugë ku dëgjojmë apo shohim që mbytet dikush në liqen, është shumë e  domosdoshme, nuk është nevojë, nuk është vullnet por është domosdoshmëri”, u shpreh qytetari.“Është e nevojshme të ketë roje shpëtimi sepse jo të gjithë dinë të notojnë”, theksoi qytetari.Nga ana e Ohrit, hotelet dhe kampet kanë njoftuar se do të punësojnë roje shpëtimi, por meqenëse shumë prej plazheve kanë mbetur pa koncesionerë, nuk do të ketë asnjë shërbim të shpëtimit këtë vit. Kryqi i Kuq thotë se rojet e shpëtimit dhe banjot e shënuara janë thelbësore për sigurinë e pushuesve.Çdo verë ata kanë ndërhyrë qindra herë për të shpëtuar nga mbytja, prerja ose dëmtime të tjera në ujë.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...