Moti me diell dhe me vranësira mesatare

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë veriore mesatare deri në të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 18 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës prej 23 deri në 30 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 6. Në Shkup, do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë mesatare e përkohësisht të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 13, ndërsa temperatura e ditës deri në 27 gradë Celsius. Deri të mërkurën do të fryjë erë e përforcuar veriore, e cila në viset më të larta do të arrijë shpejtësi rreth 80 km/orë. Nga e premtja nën ndikimin e masës më të ngrohtë ajrore do të ketë rritje të temperaturave ditore.

In : Aktuale

Loading...
loading...