Moti, paradite me diell, pasdite reshje të kohëpaskohshme

Në Maqedoni paradite do të mbajë mot me diell, me vranësira të vogla mesatare, ndërsa pasdite vranësirat do të shtohen dhe do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut posaçërisht në perëndim, ku është e mundur dukuria e bubullimave të rralla dhe kohë pas kohe reshje të matura. Temperatura minimale do të lëvizë prej 7 deri 15 gradë, ndërsa maksimalja prej 22 deri 30 gradë. Në Shkup paradite do të mbajë mot me diell, me vranësira të vogla mesatare, ndërsa pasdite me vranësira të shtuara dhe me kushte për dukuri të reshjeve të shklurtëra. Temperatura do të lëvizë prej 11 deri 17 gradë. Nesër reshjet do të zgjerohen çdokund, ndërsa lokalisht dhe posaçërisht në jug dhe juglindje reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe me bubullima. Të mërkurën priten reshje sasi edhe më të mëdha të reshjeve, ndërsa atëherë edhe era do të jetë më e fuqishme. Javën e ardhsme temperaturat e mëngjesit do të jenë në rënie të vazhdueshme, ndërsa të ditës prej të enjtes do të jenë në ngritje, informon DPHM.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...