Aktuale

Moti sot

Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me reshje përmbytëse dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 21 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri 38 gradë Celsius.

UV indeksi do të jetë 9.

Në Shkup paradite  mot me diell dhe i ngrohtë, ndërsa në orët e pasditës do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me reshje përmbytëse dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 18 gradë, ndërsa temperaturat ditore do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

Në periudhën e ardhshme do të mbajë mot i ngrohtë, paradite me diell, ndërsa në orët e pasditës do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me reshje përmbytëse dhe bubullima.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button