Moti sot, ftohtë, në veri të vendit do të bjerë borë

Moti sot në vend do të jetë pjesërisht i vranët dhe i ftohtë, në pjesët malore veriore me borë të dobët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -7 deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 1 deri në 6 gradë.
Në Shkup me vranësira të pjesshme me erë mesatare deri herë pas here të fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 5 gradë.

Nga nesër do të mbizotërojë mot i ftohtë dhe i ndryshueshëm me vranësira, kohë pas kohe me erë. Të martën do të fryjë erë e fortë nga veriu dhe do të ketë reshje afatshkurtra kryesisht bore, ndërsa nga e enjtja reshjet e borës do të jenë të rastit dhe me intensitet mesatar.

In : Aktuale

Loading...
loading...