BLENDI PETROL
Aktuale

Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me të reshura të shiut të cilat më shumë do të jenë të përfaqësuara në pjesët perëndimore të vendit, ndërsa nga fundi i javës dhe gjatë natës drejt të dielës të reshurat do të zgjerohen. Të reshura më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore të vendit kur pritet të reshin mbi 25 litra metër katrorë. Do të fryjë erë e përforcuar jugore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në katër, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 14 gradë.

Paradite në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë të reshura të përkohshme të borës, ndërsa kufiri i shtresës së borës pritet të ulet edhe deri në 500 metra lartësi mbidetare. Shtresa e borës do të rritet, ndërsa shtresë më e vogël e borës mund të formohet në disa zona më të larta.

Në fillim të javës së ardhshme do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht ngrohtë me erë mesatare jugore.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button