BLENDI PETROL
Aktuale

Moti sot në…

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht pasdite në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natës edhe në pjesët juglindore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej zero deri tetë gradë, ndërsa temperatura e ditës do të lëvizë prej pesë deri 14 gradë.

Në Shkup moti kryesisht me vranësira me reshje të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri katër gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 11 gradë.

Vijon periudhë kryesisht me vranësira me reshje kohëpaskohshme të shiut, të cilat në pjesë perëndimore do të jenë më të rrëmbyeshme. Të mërkurën për shkak të uljes së ajrit më të ftohtë nga veriu, reshjet në zonat malore do të jenë me dëborë. Pastaj në dy ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura më të ulëta të ditës.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button