Motorristët nga Misllodezhda e Strugës ‘’sfidojnë’’ rrugët malore (FOTO)

Tashmë edhe në Strugë të rinj të aposionuar pas motorrave bëhen pjesë e marshutave të organizuara në terene malore apo destinacioneve më të largëta.Së fundi një grup të rinj nga Misllodezhda e Strugës në mënyrë të sinkronizuar në disa raste në grup kanë udhëtuar drejt Dibrës duke shfrytëzuar rrugët malore në itinerarin Misllodezhdë-Llokfa-Novak-Dibër.Kjo marshutë pjesë e së cilës ishin 10 motorristë nga Misllodezhda sipas përshkrimit të tyre ishte mjaftë interesante dhe me shumë adrelinë sepse rruga përshkruante një trajektore malore shumë pak të shkelur .Motorristët nga Misllodezhda theksojnë se janë në kontakte me motorrist edhe nga vendbanimet e tjera të Strugës që të bëhen pjesë e organizimeve dhe eventeve të tjera me më shumë pjesmarrës.(Strugalajm.com)

 

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...