BLENDI PETROL
Aktuale

MSH:102 raste me koronavirus në Maqedoni në 24 orët e fundit

Pesë të vdekur dhe 102 raste të reja është bilanci i gjendjes me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Pacientët që ndërruan jetë janë nga Shkupi 70 vjeç, Kërçova 72 vjeç, Kumanova 64, Prilepi 48, dhe shtipi 76 vjeç, përcjell INA.

Gjatë 24 orëve janë kryer 1356 teste. Më shumë raste janë në Shkup 39, Shtip 13 dhe Kumanovë 11, Gostivar 8, Tetovë 2 si dhe në qytete tjera nga dy raste, etj.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik janë shëruar 99 pacientë, shumica prej Shkupit, Tetovës, etj.

Numri i të prekurve nga koronavirusi deri tani ka arritur në 10.315, prej të cilëve afër 6 mijë janë shëruar, 471 të vdekur dhe mbi 4 mijë raste aktive.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button