MSH:Maqedonia sot 592 raste me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit nga 2.206 testimet e bëra, 592 raste kanë rezultuar pozitiv në KOVID-19, 21 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 691 të tjerë janë shëruar, njofton Portalb.mk.

Në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 385.975 testime, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 80.407 të infektuar, 57.434 janë shëruar, 2.375, ndërkaq numri i rasteve aktive është 20.598.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

In : Aktuale

Loading...
loading...