MSH:Struga 10 raste , Maqedonia 127 të infektuar me koronavirus

Tetë të vdekur, 127 të infektuar dhe 83 pacientë të shëruar, është bilanci i sotëm për Covid-19 në vendin tonë, njofton Ministria e Shëndetësisë. Brenda 24 orëve janë realizuar 904 testime. Sipas shpërndarjes gjeografike, rastet e reja janë regjistruar në Shkup-57, Kumanovë-4, Shtip-13, Tetovë-6, Strugë-10, Ohër-7, Kavadar-1, Gostivar-8, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Kratovë-2, Shën Nikollë-12, Kërçovë-4.
.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 9153 persona me koronavirus, prej të cilëve 4810 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 422 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 3921 raste aktive me Covid-19.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...