Muhamed Ali i shkon në zyrë Mendi Qyrës në Strugë:Koordinim për sezonin e zjarreve dhe sigurinë e turistëve

Strugë – forcim i bashkëpunimit institucional për sezonin e zjarreve dhe rritje e sigurisë së turistëve.
Në Strugë është zhvilluar një takim pune mes Drejtorit për Menaxhim me Kriza Muhamed Ali dhe kryetarit të Komunës së Strugës Mendi Qyra, me fokus kryesor përgatitjet dhe koordinimin institucional për sezonin veror të rreziqeve nga zjarret.
Në ambientet e komunës, palët diskutuan forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e koordinimit në terren dhe optimizimin e resurseve njerëzore dhe teknike, me synim reagim më të shpejtë dhe më efikas në rastet e mundshme emergjente.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe sigurisë së vizitorëve dhe turistëve që qëndrojnë në rajonin e Strugës, duke theksuar rëndësinë e informimit të tyre në kohë për sistemin emergjent 112 dhe mënyrën e reagimit në situata rreziku.
Sipas palëve, qëllimi mbetet rritja e gatishmërisë dhe mbrojtjes së qytetarëve dhe turistëve gjatë sezonit turistik veror.
.gif)




























