Aktuale

Murtezani në Konferencën e ambasadorëve në Tiranë: Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe i integruar në BE

Ministri për Çështje evropiane, Orhan Murtezani po merr pjesë në Konferencën e ambasadorëve #Diplo2025 në Tiranë ku ka mbajtur fjalim në panelin “Shqiptarët në rajon – identitet i përbashkët, qëllim i përbashkët evropian”.

Sipas tij, shqiptarët në rajon, gjithmonë kanë qenë zëri i lidhjes, demokracisë dhe përkatësisë evropiane.

“Ky zë nuk na kthen pas në të kaluarën, por na inkurajon me vetëbesim të hapërojmë drejt së ardhmes”, ka thënë Murtezani.

Ai paraqitjen e tij ka mbyllur me fjalët: Qëllimi ynë i përbashkët është i qartë – Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe i integruar në Unionin Evropian.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button