Mustafa njofton se ka marrë mbështetje për koalicionim me AAK-në dhe Nismën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i partisë së tij i ka dhënë dritën jeshile për një koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe Nismën e Fatmir Limajt.

Nga i gjithë Këshilli i Përgjithshëm, 108 kanë përkrahur një koalicion me AAK-në dhe Nismën, 6 kanë dalë kundër dhe 10 të tjerë s’janë përgjigjur fare.

Ky vullnet i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së vjen pas drejtimit të pyetjes nga krerët e partisë se a duhet lidhur një koalicion me partinë e Haradinajt dhe Limajt nëse presidenti i vendit vendos t’i japë mandatin LDK-së për krijimin e institucioneve.StrugaLajmStrugaLajm

“Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma Socialdemokrate-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Isa Mustafës, njofton Gazeta Ekspres.StrugaLajm

Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë shkëputur bashkëpunimin e tyre vetëm pas 52 ditësh bashkëqeverisje. Presidenti i Kosovës pas rrëzimit të Kurtit, i ka dërguar kërkesë Vetëvendosjes si parti fituese që të dërgojë një mandatar për krijimin e qeverisë.

Megjithatë nuk dihet se s’i do të veprojë presidenti në rast se Vetëvendosje do të refuzojë të dërgojë një emër për kryeministër dhe nëse do ta mandatojë LDK-në si parti të dytë për krijimin e qeverisë së re.

In : Aktuale

Loading...
loading...