Aktuale
Mustafa Zabzuni,takon përafqësinë e protestës:Këshilli do diskutojë problematikën e deponisë!
Pasi protestuan për disa minuta kundër deponisë një përfaqësi e tyre zhvilloi një takim me kryetarin e Komunës së Strugës Mustafa Zabzuni.Ai nga afër informoi ata se kjo problematikë është e trashëguar dhe për fajë të mos angazhimit të qeverisë që deri tani nuk ka ofruar një zgjidhje për menaxhimin me mbeturinat jo vetëm për Strugën por për gjithë rajonin e jugperëndimit të vendit.Zabzuni informoi përfaqsinë e protestuesëve se për këtë problematikë Këshilli komunal ditën e enjte do të zhvilloi një takim të zgjeruar ku përvec përfaqësuesëve të pushtetit vendor do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile.(Strugalajm.com)