Mustafi falënderon struganen që i ndihmon ta jetojë ëndrrën (Foto)

Shkodran Mustafi i ka kushtuar një dedikim bashkëshortes së tij, Vjosa Kaba, për përkushtimin e saj në familje duke ia bërë atij të mundur që të ketë një karrierë të suksesshme.

“Pas lindjes së engjëllit tonë të vogël, jam përpjekur që të kaloj sa më shumë kohë me vajzën tonë, sepse si futbollist jam vazhdimisht në rrugë”.

“Prej lëndimit tim kam investuar shumë kohë në përpjekje për t’u kthyer në punë”.StrugaLajmStrugaLajm

“Tash është koha të të them faleminderit që më ke dhënë një vogëlushe të bukur dhe të shëndetshme, dhe që më ke hequr aq shumë peshë nga shpatullat e mia, në mënyrë që ta jetoj ëndrrën”.StrugaLajm

“Faleminderit zemra ime që je një grua e mrekullueshme dhe një nënë akoma më e mrekullueshme. Fëmija ynë dhe unë të duam. Familja në rend të parë. Të dua”, ka shkruar Mustafi në postimin e tij në Instagram.

In : Aktuale

Loading...
loading...