Myftinia e Strugës: Ramazani nis më 23 mars! Jemi të gati për këtë muaj të shenjtë

Myftinia e Strugës: Muaji i Ramazanit fillon më 23 mars! Jemi të gatshëm për këtë muaj të shenjtë+StrugaLajm

Sot 18.03.2023 myftinia e Strugës mbajti mbledhjen e rregullt me imamët si përgatitje për muajin e bekuar të Ramazanit. Mbledhja filloi me një pjesë nga Kurani, pastaj fjalën e mori myftiu i Strugës Salim ef Sulejmani cili falënderoi imamët për prezencën dhe u dëshiroi shëndet dhe suksese në këtë muaj të bekuar. Gjithashtu njoftoi përfundimin projektit të blerjes së vakëfit tek Hamami.
Nga kokluzat e dala në këtë mbledhje sa i përket muajit të bekuar të Ramazanit ishin:
Muaji i Ramazanit fillon me 23.03.2023;
Aktivitete të ndryshme dhe përkushtim maksimal nga imamët për një muaj më të begatë;
Xhamitë të përgatiten në mënyrën më të mirë të mundshme;
Kujdes i veçantë ti kushtohet grumbullimit të anëtarësisë nga e cila varet jeta fetare;
Çdo imam është i detyruar ti përmbahet rregullave të shkollës juridike Hanefite;
Lexim i mukabeleve në çdo xhami;
Teravia të falet ngadalë, qetë, 20 rekatë dhe selami të jepet në çdo katër rekatë
Tubimi i sadekatul fitrit dhe zeqatit nga të cilët varet mirëmbajtja e Medresesë dhe Fakulltetit të Shkencave Islam, ndërsa sasia e sadekatul fitrit për këtë vit është në këto kategori: 200, 300, 400 dhe 500 denarë;
Të njoftohen xhemati të mos bien pre e mashtrimit nga shoqatat humanitare që paraqiten në muajin e Ramazanit me qēllim të përfitimit personal nga sadekatul fitri dhe zeqati.
Mbledhja përfundoi me leximin e një pjese nga Kurani.
Lusim Zotin e Madhërishëm që këtë muaj ta arrijmë shëndosh e mirë dhe jemi prej atyre që Zoti do të jetë i kënaqur.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...