Aktuale
Myftiu i Beogradit: Kosova është djep i Serbisë
Bashkësia Islame e Serbisë, e respekton presidentin e këtij shteti, Aleksandër Vuçiq dhe relativisht ka marrëdhënie të mira me autoritetet vendore.
Kështu thotë myftiu i Serbisë, Mustafa Jusufspahiq, shkruan Novosti, përcjell Klan Kosova.
Ai thekson se komuniteti islam në Serbi duhet t’i respektojë pikëmapjet e Vuçiq për aq sa Kosova paraqet shqetësim.
“Nuk duam që vendi ynë të jetë i ndarë dhe për më tepër nuk është e drejtë që vendit t’i shkëputet djepi (Kosova)”, ka thënë Jusufspahiq.
“Bashkësia Islame e Serbisë ka interes që të ketë sa më shumë myslimanë në vend dhe duke e ndarë Kosovën, myslimanët mbesin minoritet”.