Myftiu i Strugës me urim:Nga mot gezuar festa e Kurban Bajramit

Në emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërsit
“Te Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin përkushtimi juaj. Kështu, Ai i ka vënë ato në shërbimin tuaj, që ju ta madhëroni Allahun, për atë që ju ka udhëzuar (në rrugë të drejtë). Dhe, jepu lajmin e mirë bamirësëve!” (Kaptina Haxhxh, 37)
Të nderuar vëllezër dhe motra të trevës strugane!
Nesër e martë (20.07.2021) është dita e parë e Kurban Bajramit. Është dita e sakrificës ku ne tregojmë se jemi të gatshëm të sakrifikojmë një pjesë të pasurisë sonë për Allahun dhe të gëzojmë e të jemi solidar me nevojën e tjetrit. Është dita ku ne përkujtojmë Ibrahimin dhe Ismailin a.s. të cilët ishin të gatshëm të sakrifikojnë edhe gjënë më me vlerë vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit.
Ibrahimin dhe Ismailin a.s. nuk mund ta kuptojmë me mendje dhe logjikë, por atë mund ta kuptojmë vetëm me zemrën e mbushur me iman.
Pra, kjo është edhe kuptimi i Kurbanit: që me sakrificën tonë të kujtojmë dhe të respektojmë urdhrin e Zotit dhe të gëzojmë nevojtarët në këtë ditë të bekuar.
Ditët e Bajramit janë ditët e vizitave ndaj njëri tjetrit. Të vizitojmë farefisin, të sëmurët dhe të gëzojmë të ngratët, të varfrit dhe ata që ndjehen të vetmuar.
Vëllezër dhe motra të nderuara, më lejoni që në prag të festës së Kurban Bajramit t’ju uroj shëndet, lumturi dhe adhurime të pranuara
Nga mot gezuar festa e Kurban Bajramit.
Myftiu i Strugës Mr. Salim ef. SulejmaniStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...