Myftiu i Strugës:Nuk duhet të stimulojmë dukurin e lypjes në Strugë

Mëngjesin e sotëm isha i ftuar në emisionin e mëngjesit Iris Ilirika Show që trasnmetohet në Radio Rapi. Tema që diskutuam kishte të bëj me dukurin e lypsarëve bezdisës në Strugë. Qëndrimi ynë për struganët ishte se, nuk duhet të lejojmë dhe stimulojmë një dukuri të tillë sepse Struga, qyteti ynë i bukur çdo sezon po vërshohet nga lypsarë që keqpërdoren nga njerëz që këtë e kanë bërë profesion. Xhematet tona duhet ta dinë se ku duhet ta ndajnë sadakanë dhe nuk duhet të stimulojnë dembelinë, përtacinë dhe lypjen si profesion. Është koha ti themi stop kësaj dukurie negative dhe të mos lejojmë që qyteti ynë turistik të keqpërdoret nga lypsar që vijnë nga qytete tjera. Ristrasnmetimi i emisionit do të jetë sot 09.06.2021 ora 18 : 00

Salim SulejmaniStrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...