“NA OFRUAN PARA PËR TË KALUAR NË SHUMICË”/ JA DEKLARATA E TARAVARIT
Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari, në një prononcim për mediat , ka deklaruar se një deputete të ASH-së i janë ofruar para që të kalojë në shumicën aktuale parlamentare.
News33 pwrcjell se Taravari tha se megjithatë, Grupi Parlamentar i ASH-së, është kompakt.
“z.Zaev me para përpiqet t`u afrohet deputetëve, ky është sekret publik. U propozon t`u jep një shumë parash të kalojnë tek ata, megjithatë, deputetët tanë janë të vendosur ngaqë e dijnë se qëllimi ynë është për një të nesërme më të mirë”.
Ndaj këtyre akuzave, Taravari ka shpalosur edhe detaje të tjera.
“Edhe një deputete të ASH-së i ka ofruar para, mirëpo ajo menjëherë i ka refuzuar dhe nuk ka dashur të flasë, ka pasur tentative të këtilla”.