Na pret dimër i ftohtë me reshje të mëdha të borës dhe me ngrica
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka paralajmëruar reshje ku duke filluar nga drejtimi verior do të kalojnë në dëborë edhe në vendet më të ulëta, ndërsa më të dendura do të jenë në gjysmën e dytë të mbrëmjes. Deri në mëngjes në disa vende do të formohet sipërfaqe e borës.
Nesër (12.01) gjatë gjithë ditës do të ketë reshje të borës, ndërsa në disa vende, sidomos në pjesët perëndimore do të jenë më të dendura (lokalisht mbi 40 l/m2). Sipërfaqja e borës do të rritet sidomos në zonat malore (lokalisht mbi 50 cm). Sipërfaqe më e theksuar e borës (mbi 20 cm) do të formohet edhe në pjesët jugperëndimore. Për shkak të temperaturave të ulëta dhe erërave të forta nga drejtimi verior do të ketë ngrica dhe rrëshqitje të borës.
Reshje të kohëpaskohshme të borës do të ketë edhe të hënën, ndërsa në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ftohtë me kushte për reshje të dobëta të borës.
Në Shkup nga sot gjatë natës dhe gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje të dëborës, kohë pas kohe më të dendura. Deri nesër në mëngjes do të formohet mbulesë e borës e cila do të shpeshtohet gjatë ditës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Borë të kohëpaskohshme do të ketë edhe ditën e hënë.