NAPOLEON BONAPARTI (NAPOLEONI I)

                                                                                Dr. Nebi Dervishi

NAPOLEON BONAPARTI  (NAPOLEONI I)

( 15 gusht 1769 në Ajacio, Korzikë-5 maj 1821 në Ishullin Shën Helene)

Me rastin e 200 Vjetorit Jubilar të vdekjes!

Më 5 maj 2021 mbushen plotë 200 vjetë nga vdekja e Napoleon Bonapartit, Napoleoni i (1769-1821),gjeneral dhe perandor i shquar francezë me origjinë arbëreshe.

Lindi në Ajacio, Korzikë, më 15 gusht 1769 ,në familje të ardhur në ishullin e Korzikës nga trevat e Toskanës në shekullin e XVI. Ishte djali i dytë i Sharl Mari Bonapartit dhe i Maria Leticie Romalinos. Me burse mbretërore u fut në shkollen ushtarake në Brienë.Ishte simpatizant i jakobinëve . U dallua,si kapiten i altilerisë në Tulon kundër anglezëve ne vitin 1793, nga ku u gradua gjeneral. Ndikoi në shtypjen e kryengritësve që përkrahin mbretin më 1795.Napoleoni ra nga fuqia pas Revolucionit,por mbasi shtypi revoltën e të emigruarve më 1795,mori komandën e armatës në Itali dhe në këtë kohë u martua me vejushen Zhozefina De Boarne. Si pasoj e fitores së rrufejshme kundër piemontezëve dhe austriakëve, Napoleoni imponoi paqe në vitin 1797. Direktoriati e dërgoi në Egjypt në vitet 1798-1799, ku flota e tij u shkatërrua në gjirin Abukir nga admirali Anglez Nelson. Bonaparti organizoi Egjyptin, mundi turqit ne Abukir dhe në tetor të vitit 1799 u kthye në France, ku rrëzoi Direktoriatin dhe u zgjodh konsull i parw si dhe guvernator i Frances, pas grushtit jakobinw, të shtetit të 18 Brymerit (9-10 nëntor 1799) dhe mer pushtetin.

Më 1800 shpartallon austriakët në Itali dhe gjithë kualicionin e dytë. Më 1802 nënshkruhet paqja e Amienit me Angline . Napoleoni në cilësinë e konsullit të parë bëhet zot i Francës. Në vitin 1801 u nënshkrua konkordati me papën e Romës. Napoleoni i dha rëndësi të ve[antë kodifikimit të ligjeve, gjë që u pasqyrua në Kodin Civil, Penal, etj. Më 1804 në Francë vendoset perandoria dhe perandori mer titullin Napoleoni I. Më 1805 thyen kualicionin e tretë e një vitë më vonë të katërtin.

Goditjen vdekjeprurëse fuqisë napoleoniane ja dha lufta kundër Rusisë, e cila nuk u tregua e gatshme të zbatonte bllokadën ndaj Anglisë. Car Aleksandri shfaqi pakënaqësinë e tij ndaj pretendimeve të Napoleonit dhe shpejt ndeshja ndërmjet Frances dhe Rusisë u bë e pashmangëshme. Me një ushtri prej 600 mijë vetësh Napoleoni kaloi kufirin më 23 qershor të vitit 1812 me besimin se lufta do të përfundonte shpejt.

Gjat marshimit të ngadalshëm dhe të gjatë drejt Moskës u zhvilluan vetëm 2 beteja.E para në portat e Smolenskut, më 17 gusht të vitit 1812, e dyta në fshatin Borodino, pranë Moskës, më 5 shtator të vitit 1812. Francezët fituan, ndonëse me humbje të mëdha. Pas pak ditësh ata hynë në Moskë, ku një zjarr i tmerrshëm e shkatrroi qytetin e ndërtuar prej druri. Napoleoni u detyrua të urdhëronte tërheqjen, pasi përpjekjet për paqe me Rusët nuk dhanë rrezullat. Koha shumë e ftohtë, mungesa e ushqimeve, lufta partizane e popullsisë Ruse, sëmundjet dhe dezertimet e ushtarëve e shëndërruan tërheqjen në një katastrofë të frikshme. Me kalimin e lumit Berezina, Francezët u rrethuan dhe pësuan humbje të mëdha. Armata e madhe e Npoleonit u kantandis në më pak se 30 mijw vetw. Kjo ishte disfata ushtarake më e madhe gjer në atë kohë. Çasti i favorshëm i bëri shtetet evropjane të rimerrnin armët për të asgjesuar “tiranin”, duke krijuar kualicionin e gjashtë antifrancez . Napoleoni marshoi me një ushtri të re të krijuar me shpejtësi, por u thye në Leipcig, më 16 tetor të vitit 1813. Më 6 prill të vitit 1814  perandori u dorëzua, duke ruajtur vetëm zotërimin në ishullin e Elbës. 

Në kohën që në mars të vitit 1815 përfaqësuesit e shteteve të mëdha fitimtare ishin mbledhur në Vienë për t`i dhënë një sistem të ri Evropës, erdhën lajmet se Napoleoni me 1 mijë ushtarë kishte zbarkuar në jug të Frances. 

Menjëher kundërshtarët u perçanë, ku shumica e Francezëve e pritën me entuziazëm kthimin e perandorit. Ata ishin të pakënaqur nga mbreti Luigji i XVIII, pasi i friksoheshin kthimit të monarkistëve ekstremistë dhe humbjes së pronave që kishin fituar në kohën e revolucionit. Në këto rrethana Napoleoni mori shpejt Parisin dhe Luigji i XVIII u arratis jashtë vendit. 

Por perandoria e re qëndroi vetëm 3 muaj (100 ditë). Armiqtë e vjetër të Francës krijuan kualicionin e shtatë dhe këtë radhë ishin të vendosur të fitonin në mënyrë të plotë e përfundimtare ku rolin kryesor e luajtën Anglia, Austria e Prusia. Më 18 qershor të vitit 1815 ata arritën fitoren përfundimtare në betejën e Vaterlosë, pranë Brukselit. 

Ky ishte edhe fundi i Napoleonit, i cili iku për herë të dytë dhe tentoi të kalonte në SH.B.A. Duke mos ia arritur qëllimit iu dorëzua anglezëve, të cilët e internuan në ishullin e Shën Elenës në mes të Atlantikut, nën mbikqyrjen e flotës detare, ku edhe vdiq më 5 maj 1821, në moshën 52 vje[are. Dyshohet sipas studijuesve e biografëve të tij se u helmua nga anglezët. 

Dështimi i veprimtarive luftarake të “100” ditëve dhe internimi i mëvonshëm i Napoleonit, bënë që të shkruhen shumë libra, me synimin që të përlynin famën e tij. Por armiqësia shpejt u shua dhe u bë e modës të mbrohej e lartësohej fama e tij. Një gjë e tillë duket edhe në “lirikat e Napoleonit” të Bajronit, si dhe në “jeta e Napoleonit” e Stendalit. Tema e Napoleonit vazhdonë të ketë forcë deri në ditët tona. Personaliteti i jashtëzakonshëm i tij ka frymëzuar romancierë, poetë, dramaturgë e shkrimtarë, që nga Viktor Hygo dhe deri te Andre Malro, dhe muzikantë, që nga Bethoveni e deri te Prokofjevi.

Po si e sheh sotë historia Napoleon Bonapartin? Nga njëra anë ai konsiderohet si “Dragoi i Korzikës”, si njeriu që sakrifikoi jetën e një të gjashtës të popullit francezë nga dëshira e tij për lavdi. Nga ana tjetër ai konsiderohet si një talent i rrallë ushtarak dhe arkitekt i Francës së re. Ka të vërteta në të dyja pikëpamjet. E plotësoi por edhe e shkatërroi trashëgiminë e revolucionit francez, duke hedhur poshtë idetë e politikanëve populistë, por duke ruajtur si të shenjtë barazinë e njerëzve para ligjit.                

Ndërkaq, është e vështirë të harmonizohet përmbajtja e të gjitha pikëpamjeve të shprehura në vepra e në kritikën e shtypit për rikthimin e skllavërisë në vendet e zaptuara dhe mohimin e parimeve të revolucionit. Sjellja e tij ndaj hebrenjëve bëri që shumë qeveri të mëvonshme të Evropës të mbeteshin me turp para këtij populli dhe opinionit të gjerë.

Përsa i përketë vërtetësisë së mendimit se Napoleoni ishte arkitekt i Francës së Re, mund të thuhet se ajo ndryshoi shumë pakë gjatë Perandorisë së tij. Mbeti në vijë të përgjithshme ajo që kishte krijuar revulucioni: tre të katërtat (3/4) e popullsisë ishin bujqër, gysma e të cilëve kultivonin tokat e tyre, ndërsa gjysma tjetër tokën e merte  me qira. Industria gjatë periudhës së tij që ishte në lulëzim të plotë, gjë që ndikohej dhe nga nevojat ushtarake të Napoleonit. Përveç këtyre Franca, në krahasim me kombet e tjera të Evropës, qëndronte më lartë përsa iu përketë parimeve të shekullit XIX.

Trashëgimia e veprës së Napoleonit ndonëse e diskutueshme, është e madhe dhe e gjithanëshme. Janë të njohura vendosja e rregullave të forta, si: sistemi qeverisës, Kodi Civil Napoleonian i cili përbën bazën e ligjeve bashkëkohore franceze, sistemi gjyqësor, Banka e Francës, Univerzitetet, Akademitë ushtarake, Bibliotekat, Muzetë dhe Galeritë e Arteve. Të gjitha këto, sot konsiderohen si trashëgimia konkrete e një njeriu me fantazi të madhe, shumë lavdidashës dhe me fuqi morale të lartë. Enigmën se kush ishte Napoleoni, Fisheri, qysh 90 vjetë më parë e sintetizoi: “KURRË NUK KA EKZISTUAR NJË SHPREHJE KAQ E SHKËLQYER PATRIOTIZMI DHE LAVDIE, QË TË KETË PËLQIMIN TOTAL TË POPUJVE TË TË GJITHA VENDEVE”.

Duke shfletuar dhjetra e dhjetra historianë francezë e boteror , njohës të mirë të jetës e veprës së këtij gjenerali e perandori francezë si: Guido Gerosa, Zhan Tilari, E.Tarle, August Boppe, Majkëll Hart e shum e shumë të tjerë, asnjëri prej tyre nuk i kanë kushtuar rëndësinë e duhur preardhjes së largët të Napoleonit, pasi bëmat e tij ishin aq të mëdha, betejat ishin aq të lavdishme, dhe themelimi i një shteti të ri ishte aq vendimtar dhe se as një biograf deri më sot nuk ka arritur ta japë të plotë figurën e tij në dimensionin e vet. Si të thuash, ky personazh është i identifikuar me historinë e Francës, që nga momenti kur shkoi në betejat e para në Itali e deri në fundin e tij tragjik dhe enigmatik në ishullin e Shën Helenës, ku mbahej rob nga anglezët, armiqtë e tij të përjetshëm.

Por, a ka bazë ideja se Napoleoni kishte preardhje nga gjaku i shqiptarëve? Personalishtë dhe me bindje të plotë nuk do ta hidhja si pyetje apriari që i bëhet historisë, sepse “preardhja e Napoleonit ka mbetur enigmë”,  edhe pas 200 vjetëve nga vdekja e tij. Një nga biografët më të mëdhenjë të Napoleonit, francezi Andre Castelon, që duke iu referuar dëshmive të dukeshës D’Abrantes, nënvizon thëniet e saj se “nëna e Napoleonit, Leatizia Ramolino, kur binte fjala për preardhjen e tyre, humbiste në një mori emrash që s’kishte të sosur….”. Asnjë historian apo biograf e studijues të figurës së Napoleonit nuk e thotë me siguri se ai ishte korsikanë, gjenovez, toskanas apo nga Mani në More (Peleponëzë) të Greqisë, i banuar atëherë tërësisht nga arvanitët, siç thotë edhe historiani e shkrimtari francezë Michel de Grece në librin e tij “Bubulina”. Studjuesja Natalie Petiteau, historiane e mjeshtre konferencash pohon se “Bonaparti kishte një preardhje gjenoveze, familje e cila ishte shpërngulur dhe ishte vendosur në Ajaccio të Korzikës në shek. XV. “Kujtimet” (“Memoires”) e dukeshës d’Albrantes janë pra në zanafilë të preardhjes arvanitase të familjes së Napoleonit.

Adolf Thieres ishte personalitet i shquar i kohës së tij, historian i dëgjuar françez i cili ka shkruar edhe historinë e revolucionit francez dhe që më vonë u bë President i Francës. Në kujtimet e tij, Adolf Thieres shkruan “Kur Josef Bonaparti, vëllai i madh i Napoleon Bonapartit u bë mbret i Napolit më 1806, shqiptarëve të Napolit që shkuan për t’i uruar mirseardhjen u tha: Edhe familja Bonaparti është me origjinë arbëreshe”.

Mbi origjinën e familjes Bonaparti shkruan edhe profesor Robert d’Angely me origjinë nga Korsika në veprën e tij “Enigmat e origjinës së racave dhe të gjuhëve të pellazgëve, arjanëve, helenëve, grekëve, etruskëve dhe shqiptarëve”, libër prej shtatë (7) vëllimesh dhe i arrirë pasë më shumë se 30 vjetë punë. Në faqe 113-117 shkruan se Napoleon Bonaparti ishte shqiptar ashtu si ishte Aleksandri i Madh (Leka) dhe Skëndërbeu. Ky profesor i dëgjuar Korsikan shton se mbiemri i vjetër i Bonapartit ka qenë “Kalë-miri” dhe jo Kalimeros, ana e mirë siç e bënë grekërit.

Sipas enciklopedisë së madhe greke “Piros”, Vwll. III,  Athinë, 1929, faqe 413-425, thuhet se:”Shtrirja e shqiptarëve në drejtim të Peloponezit (Moresë) është zgjeruar nga shek. XIV”. Sipas kësaj enciklopedie, në Peloponez u krijuan krahina banimi të reja si në: Mani, Bardhunja, Lala, Filati, Hekali, Lopesi etj. Shqiptarët qëndruan në More, pranë grekëve dhe mbiemri i Napoleonit (Kalë-mirë) është kuptuar shtrembërisht nga grekërit në kallomeros (anë e mirë).

Me zbritjen e vazhdueshme të ushtrive të panumërta osmane në Peloponez, një pjesë e madhe e arvanitasve u larguan nëpërmjet detit drejtë Italisë së Jugut, e arritën deri në Korsikë. Stërgjyshi i Napoleon Bonapartit, sipas spjegimeve që i jep ish presidenti francez Adolf Thiers, ishte me origjinë nga një fshat i tillë arbëresh i Korsikës.

Dëshmia më interesante vjen nga një grua aristokrate franceze me origjinë maniote (Mani), dukesh D’Abrantes, lindur në Montpelje me emrin Josephine Permon Stefanopuli de Comene. Ajo vinte nga një familje maniote , e cila për shkak të gjakmarrjeve të shumta me klanet e fuqishme të Manit vëndosi të shpërngulej dhe vendosej në Korzikë, ashtu si shumë familje të tjera nga Mani, 150 vjetë para periudhës së Napoleonit. Në kujtimet e saja të përmbledhura në 28 vëllime, me titull “Revulucioni, Perandoria dhe restaurimi”, ajo formuloj teorinë e pranuar nga historianët e kohës të preardhjes korsikano-maniote të familjes Bonaparta.

Ishte ajo dukeshë që deklaroi se mbiemri Bonaparte ishte një italianizim i fjalës greke kalimeros dhe se Bonaparte nuk ishte nga Trevizo, por nga Mani. Për sa kohë ishte gjallë Napoleoni, ai nuk e përgënjeshtroi tezën e dukeshës për origjinën e tij.

Një nga gjeneralët më besnikë të Napoleon Bonapartës, ka qenë edhe mareshalli Neji. Kur Napoleoni e qortonte Nejin, fjalët i shoqëronte dhe me disa sharje të një gjuhe të huaj, që mareshalli Neji dhe shokët nuk e kuptonin. Cila ishte kjo gjuhë? Përgjigjja e kësaj pyetje është tek vepra e Leo Freundrich “Golgota shqiptare”.

Faktet janë kokëforta. Tanimë një gjë është dëshmuar në historiografinë botërore se PERSONALITETI MË I SHQUAR I HISTORISË FRANCEZE, NUK ËSHTË FRANCEZ, por arbëreshë nga Korzika, paraardhësit (stërgjyshërit), e të cilit 150 vjetë më parë shpërngulen nga Mani i Moresë. 

        5 maj, 2021                                          prof.   Dr. Nebi Dervishi 

                                    Profesor në Univerzitetin Shtetror të Tetovës            

Loading...
loading...











Loading…


loading…