Nasufi i kërkon veprime konkrete Merkos :Masat që duhet të marr Komuna e Strugës pas tërmetit në Turqi

Komuna e Strugës të formojë Njësi të Specializuar për Kontrollin dhe Shqyrtimin e Stabilitetit Konstruktiv të Objekteve Ekzistuese të vjetra.Komuna e Strugës është një ndër Komunat më të pasura në RMV, në bazë të numrit të madh të remitancave të sjellura nga mërgata, të ardhurave nga turizmi, dinamikës së lartë të ndërtimeve, taksës për qarkullim të pronës nga shitblerjet e pronës, etj., e që kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me ndërtimet.Nisur nga situata apokaliptike e krijuar me tërmetin në Turqi dhe tërmeteve të shpeshta në rajon me shkallë të ndyshme, në Komunën e Strugës brenda sektorit për Urbanizëm të krijohen kushte që të formojë Njësi të Specializuar për Kontrollin dhe Shqyrtimin e Stabilitetit Konstruktiv të Objekteve, sidomos objekteve ekzistuese me karakter shoqëror, infrastrukturor dhe objekteve banesore të larta.Njësia e Specializuar për Kontrollin dhe Shqyrtimin e Stabilitetit Konstruktiv të Objekteve Ekzistuese, të furnizohet me pajisje speciale dhe të angazhojë profesionistë të inxhinierisë së ndërtimit me përvojë të gjatë, për të ndërmarrur masa nëpër objekte egzistuese nëse ka nevojë.Nevoja për këtë Njësi të Specializuar lind nga këto arsye:

1. Struga në përgjithësi karakterizohet me tokë ndërtimore me veti jo të volitshme për ndërtim, nivel të lartë të ujrave nëntokësore dhe lagështi e madhe në truallin për ndërtim,

2. Në Strugë një pjesë e madhe e objekteve me karakter shoqëror, linja komunikacioni – ura, objekte administrative, shkolla fillore e të mesme, objekte tregtare, objekte banesore shumë familjare të ndërtuara në ish sistemin, janë mjaft të vjetra,StrugaLajmStrugaLajm

3. Në Strugë ka numër të lartë të mbi ndërtimeve dhe shtesave të ndërtimit nëpër të gjitha llojet e objekteve ekzistuese,

4. Në Strugë kohën e fundit me të madhe po ndërtohen objekte me lartësi të pazakontë për këtë mjedis,StrugaLajm

5. Edhe pse ndërtohen objekte të larta, kualiteti dhe cilësia e materialeve ndërtimore në masë të madhë është e pakontrolluar.

ark. Lulzim Nasufi


Loading...
loading...