Nasufi:Sezoni turistik afrohet, në Strugë nuk “lëviz” – ASGJË!

Sezoni turistik afrohet, në Strugë nuk “lëviz” – ASGJË!

Edhe pse jemi në vigjilje të fillimit të sezonit turistik në Strugë, Merko ndihet tashmë, i lodhur dhe pa ide, ku administrata komunale është akoma në “gjumin dimëror” – në qytet nuk po ndodh ASGJË !

  • ASGJË me ndriçimin publik nëpër rrugët e qytetit dhe në Komunën e Strugës!
  • ASGJË me arnimin e gropave të hapura nëpër rrugët e Strugës për shkak të punimeve të dobëta!
  • ASGJË me pastrimin e hyrje – daljeve në qytetin turistik në tre anët, nga mbetjet dhe deponit e egra!
  • ASGJË me rregullimin dhe meremetimin e bregut të liqenit brenda teritorit të qytetit!
  • ASGJË me rregullimin e trotuareve në qytet, e që janë më te këqija se nëpër fshatra!
  • ASGJË me rregullimin dhe vendosjen e paisejve urbane në qytet, që gati se nuk egzistojnë!
  • ASGJË me rregullimin dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve me gjelbërim si dhe parkun e qytetit!
  • ASGJË me pikëtimin dhe vendosjen e tabelava informuese për objektet e trashëgimisë kulturore, pasurive natyrore dhe monumenteve historike në qytet!
  • ASGJË me infrastrukturën rrugore, ujësjellësit dhe kanalizimet në qytet, përveç disa rregullimeve të vogla që më shumë shkatërrojnë sesa rregullojnë qytetin!
  • ASGJË me sinjalizimin horizontal dhe vertikal në komunikacionin rrugor në qytet!

Edhe pse ka edhe shumë se çka të shtohet në këtë listë me ASGJËRAT në Strugën tonë për shumë prej nesh që kemi vendosur të shuajm fitilin e fundit të dritës, nuk mund të mos e përmendim BULEVARDIN HISTORIK të inateve politike të Kryetarit të Komunës Ramis(z) Merko, e që pasojat i përjetojnë çdo ditë fëmijët, qytetarët, turistët dhe biznesi Strugan.

Në programën për rregullimin e tokës ndërtimore keni paraparë mjete financiare në shumën prej 6.000.000.00 euro për rregullimin e pjesës më të madhe të këtyre problemeve.

Futni në përdorim, ku i harxhoni këto para kur në Komunë nuk ndodh – ASGJË ?

Për Bulevardin, shëtiroren e poshtme dhe të lartme të bregut të Lumit Drini i Zi, keni paraparë 40.000.000.00 denarë ose mbi 650.000.00 euro, të paktën angazhoni firmat tuaja të aferta dhe kompanin tuaj të afert mbikqyrëse dhe BËNI DICKA, se lat nam me atë BULEVARD dhe po terrorizoni kalimtarët e pafajshëm!

Edhe sa kohë…?!

NDRYSHIME

Lulzim Nasufi, – Strugë.

In : Aktuale

Loading...
loading...