LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Nata e tretë e luftës, betejë në çdo rrugë të Kievit

Nata ka rënë në Ukrainë, por për qytetarët nuk ka gjumë në sy. Teksa ushtria ruse përparon në territorin e vendit e përgatitur për një sulm në të gjithë drejtimet, nata e sotme pritet të jetë e gjatë sidomos në kryeqytetin ukrainas, i cili është në shtetrrethim deri ditën e hënë. Agresioni është ndeshur me rezistencë të fortë nga ushtria e Ukrainës, e cila ka arritur që t’i zmbrapsë rusët në disa raste. Presidenti Volodymyr Zelensky i bëri thirrje përsëri shtetasve që t’i rezistojnë pushtimit dhe pati një ftesë për të gjithë miqtë jashtë që të shkojnë e të luftojnë për të mbrojtur Ukrainën. Deri tani raportohet se 198 ukrainas, përfshirë tre fëmijë janë vrarë që prej nisjes së ofensivës.Teksa lufta sa vjen e intensifikohet, Perëndimi ka bërë përpjekjet e para serioze për të treguar se po mban fjalën. Gjermania, Republika Çeke, Holanda dhe Portugalia do të dërgojnë përforcime për të ndihmuar Ukrainën. Ndërkohë, në vijim të masave të marra deri më tani vendet perëndimore: nga Bashkimi Europian, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, miratuan një tjetër paketë sanksionesh “shumë të ashpra” kundër Rusisë

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button