Natyra Malo nga “Drini” i Strugës shpallet Kampione shteti në atletikë!

Natyra Malo Kampione shteti për Seniore!

Sot (18.05.2024) në Shkup, u zhvillua dita e parë e Kampionatit Shtetëror në Atletikë për Seniorë.
Klubi i Atletikës “Drini” u paraqit me dy atlete dhe atë Melisa Hajredini në hedhjen e shtizës e cila u radhit e treta dhe Natyra Malo në diciplinën 100m, e cila u shpall Kampione shteti.
Në ditën e dytë atletja e klubit tonë Natyra Malo do te paraqitet në diciplinën 200m.

Vazhdojmë tutje!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...