Ndahen 79 banesa sociale,vetëm 1 për shqiptarët (Kërcovë)
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve muajin e ardhshëm do të shpallë konkurs për shpërndarjen e 79 banesave sociale nëpër disa qytete të vendit prej të cilave 59 janë për persona në rrezik social dhe 20 për persona me të ardhura të ulëta.
“Më me rëndësi për ne është procedura e cila do të zhvillohet, të jetë maksimalisht transparente. Pohoj se nuk do të lejojmë të ndodhin kurfarë manipulimesh me qëllim që kategorive më të ndjeshme të qytetarëve Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Qeveria t’u ndihmojnë ta zgjidhin çështjen banesore”, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.
Nga 59 banesat dedikuar për persona në rrezik social, 39 janë në Koçan, ndërsa 10 në Makedonski Brod, dhe për ta për herë të parë po bëhet ndarja, ndërsa sipas asaj baze do të ndahen edhe tre në Prilep, nga dy në Shtip, Berovë dhe Kriva Pallankë dhe një në Kërçovë të cilat janë të lira në baza të ndryshme.
Në pajtim me analizën e Minsitrisë së resorit dhe NP për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste, për persona me të ardhura të ulëta ka shtatë banesa të lira në Veles, nga tre në Kratovë dhe Koçan, dy në Prilep dhe nga një banesë në Kriva Pallankë, Dibër, Tetovë, Gostivar dhe Shtip.
Për shpërndarjen e banesave do të formohet komision i posaçëm i cili do t’i shqyrtojë të gjitha paraqitjet.
Banesat për persona në rrezik social të cilët do t’i përfshijnë kategoritë fëmijë pa prindër apo kujdes prindëror, shfrytëzues të ndihmës sociale apo ndihmës së përhershme në të holla, persona të goditur nga fatkeqësitë elementare, persona invalidë dhe persona të cilëve u nevojitet ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër, pjesëtarë të bashkësisë rome të cilët janë në rrezik social, prindër kryefamiljarë me fëmijë të mitur, si dhe persona të verbër, shfrytëzues të ndihmës sociale apo ndihmës së përhershme në të holla.
Siç paralajmëroi paraprakisht Sugarevski, në periudhën në vijim është planifikuar ndërtimi i 467 banesave sociale në Shkup, Pehçevë, Sveti Nikole, Vinicë dhe Probishtip.