Ndahet nga jeta Fatos Arapi poeti i vetëm shqiptar që ka fituar MP- të Strugës

Kreu i Shtetit, Ilir Meta reagon në lidhje me ndarjen nga jeta të poetit të njohur Fatos Arapi.
Teksa shpreh ngushëllime, Meta vlerëson veprën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të poetit.Përndryshe poeti shqiptar Fatos Arapi para disa viteve ka fituar kurorën e Mbrëmjeve Strugane të Poezisë.

Reagimi

Me hidhërim të thellë e mësova lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të poetit, shkrimtarit e përkthyesit Fatos Arapi.

Vepra e tij e pasur dhe kontributi i jashtëzakonshëm, do të mbeten unikale në letërsinë shqipe, si dëshmi e një individualiteti me kontribute të vyera

I veçantë dhe i paharruar do të mbetet për mua takimi me të, kur student 20-vjeçar, e ftova për një bisedë me një grup studentësh të Fakultetit të Ekonomisë.

Thjeshtësia, modestia dhe mirësia e tij në komunikim, na la mbresa të veçanta të gjithëve dhe e bëri figurën e tij edhe më shumë të dashur për të gjithë ne

Këto cilësi i jepnin një vend e një dimension të veçantë në raportet njerëzore e shoqërore, pasi vepra e tij fliste vetë.

Ndaj dhimbjen e thellë për humbjen e këtij njeriu të veçantë

I përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmëve të tij

I përcjell ngushëllimet gjithë miqve, bashkëpunëtorëve, kolegëve dhe lexuesve të të paharruarit Fatos Arapi.


Loading...
loading...