Ndalimi i dizelit në Gjermani ,ja kur fillon zbatimi
Çdo ndalim për naftën sintentike (dizel) do të marrë dy vite kohë për t’u zbatuar, në mënyrë që qytetet e prekura të gjejnë mënyra të tjera për të reduktuar ndotjen, ka thënë ministri i Transportit të shtetit gjerman, Vestfalia, Hendrik Wuest, transmeton REL.
“Do të ketë plane të reja kundër ndotjes. Këto mund të sfidohen në gjyq, mirëpo në ndërkohë gjithçka duhet të jetë e vendosur deri më 2020”, është cituar të ketë thënë Wuest, në një intervistë të publikuar sot nga Rheinische Post, transmeton Reuters.
Deri në atë kohë, një pako e masave do të reduktojë nivelet oksidit toksik të nitrogjenit në ajër”, ka thënë ai.
“Ndalimet janë të shmangshme”, në Vestfali, ka thënë ai.
Një gjykatë federale ka vendosur të martën se qytetet gjermane mund të ndalojnë qarkullimin e veturave që funksionojnë me dizel.
Një hap i tillë mund të përshpejtojë ndryshimet e motorit me djegie dhe të detyrojë prodhuesit që të paguajnë për të përmirësuar sistemet e shkarkimit.