Ndërkombëtarët nuk do të lejojnë që Sela të braktisë Qeverinë

Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë po lëkundet pas deklaratës së djeshme të kreut të LR-PDSH-së Ziadin Sela ku edhe njëherë përsëriti se nëse nuk miratohet ligji për gjuhën shqipe në 100 ditëshin e parë të kësaj qeverie, ai do ta braktisë pjesmarrjen e tij nga kabineti qeveritarë.

Megjithatë Sela shpreson që të mos ketë nevojë për një gjë të tillë dhe se ligji për gjuhën shqipe të miratohen në 100 ditëshin e parë të Qeverisë.

Njohësit e rrethanave politike shprehen skeptik rrethë këti qëndrimi se Sela mund të braktisë qeverinë. Ata shprehen se duke parë parasysh angazhimin e faktorit ndërkombëtar, nuk do të lejojnë që Sela të largohet nga Qeveria e Zaevit.

Analisti politik Alajdin Demiri për Zhurnal shprehet se Sela me këtë qëndrim të tij tregon konzistencë politike. Demiri thotë se poqëse Sela braktisë Qeverinë, Menduh Thaçi menjëher është gati të futet në vend të tij, dhe këtë e bënë publike me takimin me Ahmetin.StrugaLajmStrugaLajm

Sipas tij edhe Ali Ahmeti mezi pret të tërhiqet Sela nga pushteti sepse Sela u pengon atyre në politikën konzistente me parimet politike, ndërsa Ahmeti e Thaçi ende mundohen me trukime të vjetra të mbijetojnë në politikë.StrugaLajm

“Ai është vendim principiel dhe i drejtë i LR-PDSH-së  dhe i liderit të saj Ziadin Sela. Në një mënyrë tregon konzistencë politike për arsye se tanimë duket se aty mund të bëhet ndonjë dredhi nga ana e Zaevit në aspekt të “ndoshta na duhet kohë, “ndoshta ligji duhet të përsoset”. Nuk e di a është mirë që Sela të braktisë qeverinë për arsyese situata politike është ashtu e ngatërruar që në anën tjetër Menduh Thaçi mezi pret që dikush të del dhe ai të zë vendin e tij, dhe këtë e bënë publike me takimin me Ali Ahmetin. Nga ana tjetër edhe Ali Ahmeti mezi pret që të tërhiqet Sela, sepse në këtë konstelacion Sela u pengon atyre në politikën konzistente me parimet politike, ndërsa Ahmeti e Thaçi mundohen me trukimet e vjetra të mbijetojnë në politikë. Ky vendim duhet të matet edhe anët pozitive edhe anët negative”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik Alajdin Demiri.

Nga ana tjetër analisti politik Blerim Hyseni beson se nuk do të vijë deri te një hap i tillë i Ziadin Selës që të braktisë Qeverinë. Sipas tij kjo deklaratë e Selës më shumë ka të bëjë me rritje të ndonjë poeni politik sesa veprim konkret, sepse faktori ndërkombëtar nuk do të lejon një veprim të tillë të Selës.

“Nëse kemi parasysh numrin e shumicës parlamentare besoj që nuk do të vijë deri te një hap i tillë sepse jo vetëm Ziadin Sela ka pas në programin e partisë çështjen e zyrtarizimit të gjuhës shqipe, prandaj vlerësoj që Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe tanimë është në programin e Qeverisë dhe më parë do dakordohet ligji se sa të prishet koalicioni i cili me numrat në Parlament qëndron shumë ngushtë. Vlerësoj që kjo më shumë ka të bëjë me rritje të ndonjë poeni politik sesa veprim që do ndodh nëse kemi parasysh edhe angazhimin e faktorit ndërkombëtar atëherë një veprim i tillë nuk e besoj që do të mund të ndodh”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik Blerim Hyseni.

In : Aktuale

Loading...
loading...