Ndëron jetë infermierja shqiptare nga Shkupi

Unioni i infermiereve, teknikëve dhe mamive në vend njofton se në moshën 60-vjeçare si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, ka ndërruar jetë Nashide Emini, infermiere në Repartin e Dermatologjisë në Spitalin “8 shtatori” në Shkup.

“Shpirti i gëzuar, ngrohtësia dhe njerëzia me të cilën rrezatoi si dhe zelli dhe përkushtimi ndaj punës janë karakteristikat me të cilat do të kujtohen nga kolegët e saj dhe të gjithë ata që e njohën. Unioni, së bashku me të gjithë anëtarësinë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të dashurve të saj”, thonë nga Unioni e infermiereve.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...