Ndërroi jetë piktori i shquar, Omer Kaleshi

Në moshën 90 vjeçe dje ka ndërruar jetë artisti dhe piktori i madh shqiptar, Omer Kaleshi. Ai u nda nga kjo jetë, por duke lënë një opus gjigant të veprave artistike.

Omer Kaleshi u lind në vitin 1932 në fshatin Kastriot (Serbicë) të Kërçovës. Mësimet fillestare i morri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Shkup, përcjell INA.

Në vitin 1956 emigroi në Turqi me gjithë familje, përveç vëllait të tij Hasanit. Në vitin 1959 regjistroi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll, dega e pikturës.

Në vitin 1963 hap ekspozitën personale në galerinë “Robert College” në Stamboll, kurse në vitin 1965 përfundon studimet dhe njëkohësisht hap disa ekspozita në Ankara, Beograd, Shkup dhe po këtë vit Omer Kaleshi vendoset në Paris.

Gjithkund i pranishëm me ekspozita personale dhe kolektive. Në vitin 1967-1977 ka ekspozuar punimet e tij, ndër të tjera edhe në: Hagë-“Salloni i piktorëve të pavarur”, “Salloni internacional i pikturës”, në Paris-Salloni i realiteteve të reja, “Qendra kulturore 17”, në Leçe të Italisë në “Salloni i Majit” etj.

Në vitin 1979-1989, Omer Kaleshi është i pranishëm në Paris, në Amerikë, në Kanada, në Stamboll, në Londër, në Ankara e pastaj edhe në Egjipt, Spanjë,ë Zvicër, Moskë, Izmir e gjetiu. Ka hap ekspozitë në Galerinë e arteve në Tiranë dhe galerinë e Arteve të Kosovës në Prishtinë. Punon dhe jeton në Francë. Në Shkup për nder të tij para gjashtë viteve u hap Galeria e përhershme me emrin e tij në Galerinë Kombëtare e Arteve në Shkup. Ai po ashtu ishte një personalitet akademik i nderuar nga shumë universitete dhe akademi. (INA)

Loading...
loading...









Loading…


loading…