Ndërron jetë imam Latifi, ju përkeqësua gjendja gjatë një ceremonie varrimi në qytetin e Strugës

Ditë të vështira për qytetin dhe rrethin e Strugës ku nuk ka ditë që ky qytet të mos ketë ndarja nga jeta të një apo edhe më shumë qytetarëve të tij.

Sot vdekja trokiti te imami Nazmi Latifi, imam i BFI-së me shërbim në fshatin Bixhovë të Strugës. Imamit iu përkeqësua gjendja gjatë një ceremonie varrimi në qytetin e Strugës. Ndërkohë, edhe pse ai me makinën e ndihmës së shpejt u dërgua në Spitalin e Strugës nuk arriti të kthehet në jetë. Rastin e konfirmon për Strugalajm.com edhe Myftiu i Strugës, Salim Sulejmani i cili shpreh ngushëllime për familjen e të ndjerit. Sulejmani informon se Imami Latifi ishte nga rrethi i Velesit dhe shërbente në Strugë prej disa kohësh. (Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...