Aktuale

Ndërron jetë një punëtor në Ohër

Më 16.05.2025, në orën 09:24, në SPB Ohër është raportuar nga Ndihma e Shpejtë e Ohrit se gjatë punimeve ndërtimore në një qendër tregtare në ndërtim e sipër në Ohër, ka rënë dhe është lënduar punëtori Gj.D. (58) nga Ohri.

Ai është dërguar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër, ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes po kryhet ekspertizë nga prokurori publik dhe ekipet policore.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button