Aktuale
Ndërtohet kënd lojrash tek oborri i SHFK “ Vëllezërit Milladinov”

Projekti i rradhës i Komunës së Strugës është ndërtimi i parkut për lojëra për fëmijë i përshtatshëm për gjithë grupmoshat e fëmijëve. Projekti është i finansuar nga Agjensioni zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe realizohet nga ana e Programit për zhvillim të Kombeve të bashkuara (UNDP).
Projekti vjen pas forumeve të mbajtura gjatë vitit të kaluar ku morrën pjesë qytetarë nga të gjithë vendbanimet e Komunës së Strugës dhe ku u propozuan një sërë projektesh dhe aktivitetesh nga të cilat projekti për kënd lojrash për fëmijë u përzgjodh në bazë të votave të pjesëmarrësve dhe për të cilin u ndanë 50 mijë franga zviceriane.