Ndiqet babai i dhjetëvjeçarit nga Maqedonia voziti veturën në Gjermani!

Dhjetëvjeçari nga Maqedonia vozit veturën në Gjermani, babai i tij përgjigjet penalisht
Një dëshmitar rasti nuk ka mundur tu besojë syve, kur pasditen e së hënës ka qenë duke drejtuar veturën e vet në rrugën „Landstrasse 241“ në Inden të Gjermanisë, rrethina Düren: Në një veturë që i ka ardhur nga ana e kundërt e tij, mbi timon ka qenë i ulur një fëmijë dhjetëvjeçar.
Dëshmitari menjëherë e ka kthyer veturën dhe e ka përcjellur nga mbrapa, shrkuajnë mediet gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Kur vetura ndaloi në afërsi të Frenz, dëshmitari ka vërejtur se si një fëmijë zëvendësohej në karrigen e vozitësit me një të rritur, i cili paraprakisht ishte bashkudhëtar në veturë.
Dëshmitari e ka qortuar 33-vjeçarin, i cili në të vërtetë ka qenë prindi i fëmijës dhe me shtetësi maqedonase. Reagimi i tij ka qenë i pakuptueshëm, pasi sipas tij ai nuk ka bërë asgjë gabim. Por, ai tashmë duhet të përgjigjet penalisht, pasi policia ndaj tij ka ngritur kallëzim penal.