Aktuale
Ndodh edhe kjo: Gjinekologu për nëntë muaj mashtron pacienten se është shtatzënë

Gjinekologu shkupjan nëntë muaj ka manipuluar me pacienten se ajo kinse ishte shtatzënë, duke kryer të gjitha kontrollet e nevojshme për gratë shtatzëna.
Gjatë shtatzënisë së rreme, mjeku bëri kontrollet gjinekologjike, ka matur qafën e mitrës, verbalisht e ka bindur se ajo ishte shtatzënë, e ka detyruar të merr ilaçe të panevojshme dhe terapia, dhe se e ka bindur se në barkun e saj ka foshnjen e gjinisë mashkull.
Kundër tij është nisur hetimi, dhe mund të pritet që të ngrihet edhe padia penale për veprën mashtrim dhe falsifikim dhe vepër të rëndë kundër shëndetit të njerëzve.